Israel Shamir

The Fighting Optimist

Kriza në Ukrainë. Lufta mund të nisë në çdo moment

Nuk është shumë e këndshme të qëndrosh në Kiev këto ditë. Euforia e revolucionit ka përfunduar dhe shpresat për një kapitull të ri, për fundin e korrupsionit dhe zhvvillimin e ekonomisë janë zbehur. Revolta e Maidanit dhe grushti i shtetit që pasoi vetëm sa kanë riorganizuar të njëjtën lojë me letra, për t’u vënë përgjithmonë në pushtet.  

Presidenti në detyrë ka qënë një kryeministër në detyrë dhe një suprem i KGB-së (i quajtur “SBU” në gjuhën ukrainase). Kryeministri në detyrë ka qënë një Ministër i Jashtëm. Oligarku, që më shumë gjasa do të “zgjidhet” president pas pak ditësh, ka qënë një Ministër i Jashtëm, drejtuesi i bankës së shtetit,  dhe thesari i dy grushteve të shtetit, në vitin 2004 (ku ka instaluar Yushchenko-n) dhe në vitin 2014 (ku instaloi veten e vet). Rivali i tij kryesor, Mme Timoshenko, ka shërbyer si kryeministër për vite me radhë, deri kur humbi në zgjedhjet e vitit 2010.

Këta njerëz e kanë sjellë Ukrainën në këtë gjendje të mjerueshme ku ndodhet tani. Në vitin 1991, Ukraina ka qënë më e pasur se Rusia. Sot, është tre herë më e varfër për shkak të keqmenaxhimit dhe vjedhjeve të këtyre njerëzve. Tani ata po planifikojnë një hile të vjetër: duan të marrin kredi në emrër të Ukrainës, t’i fusin paratë në xhep dhe ta lënë vendin në borxh. Ata ua shesin asetet e vendit kompoanive perëndimore dhe i kërkojnë NATO-s që të vijë dhe të mbrojë investimet.

Ata po luajnë një lojë të rrezikshme. Garda e Zezë, një forcë e re SS neo-nazite e armatosur e Sektorit të Djathtë po grabisin tokën.  Ata arrestojnë dhe vrasin disidentë, aktivistë, gazetarë. Me qindra ushtarë amerikanë, që i përkasin kompanisë “private” Academi (ish-Blackwater) janë shpërndarë në Novorossia, krahina pro-ruse në lindje dhe në jug-lindje. FMN-ja ka diktuar përgjysmimin e pencionit dhe dyfishimin e qirasë së shtëpive. Në treg, racionet e ushtrisë amerikane kanë zënë vendin e ushqimit local.

Regjimi i ri në Kiev ka hedhur poshtë pretendimin e fundit për demokraci duke përjashtuar komunistët nga parlamenti. Kjo duhet t’i afrojë ata më shumë me SHBA-të. Përjashto komunistët, apliko për në NATO, dëno Rusinë, bëj një paradë me gay, dhe ju mund të bëni gjithçka, madje edhe të pjekni të gjallë dhjetra vicilë. Dhe kështu bënë.

Masat më të ashpra u morën ndaj Novorossias industriale, pasi klasa e saj punëtore përçmoi oligarkët dhe ultranacionalistët. Pas ferrit në Odesa dhe të shtënave të papërligjura në rrugët e Melitopolit, dy provincat rebele të Donetskut dhe Luganskut morën armët dhe shpallën pavarësinë e tyre nga regjimi i Kievit. Ata u sulmuan, por nuk u dorëzuan. Gjashtë krahinat e tjera rusisht-folëse të Novorossias u thyen shpejt. Rusia nuk ndërhyri dhe nuk e përkrahu rebelimin, pavarësisht presionit të nacionalistëve rus në Ukrainë dhe Rusi, të cilët e quajtën këtë “tradhëti”. Sa shumë për retotikat e luftës të McCain-it dhe Brzezinskit.

Respekti i Putinit për sovranitetin e tjetrit është irritues. E kuptoj se kjo ngjan si një shaka, pasi keni degjuar kaq shumë për Putinin si një Hitler të ri. Në fakt, Putini ka kryer një trajnim në juridik përpara se t’i bashkohej shërbimit sekret. Ai është një i fiksuar pas ligjit ndërkombëtar. Rusia e tij ka ndërhyrë në shtetet e tjera më pak se Franca dhe Anglia, pa Shtetet e Bashkuara. Pyeta këshilltarin e tij të lartë, z. Alexei Pushkov, pse Rusia nuk u mundua të ketë ndikim në Ukrainë ndërkohë që Kievi po vlon nga zyrtarët amerikanë dhe europianë? “Ne mendojmë se është e gabuar të ndërhysh”, replikoi ai, si një djalë i mirë i shkollës së të dielës. Ka shumë gjasa të jetë një keqgjykim i këshilltarit të Putinit për ndjenjat publike. “Shumica e popullsisë në Novorossia nuk e don regjimin e ri në Kiev, por duke qënë politikisht pasiv dhe konservatorë, do t’i nënshtrohen pushtetit të tij”, thonë ata. “Rebelët janë një bandë e vogël pa një mbështetje masive dhe askush nuk mund të mbështetet tek ta. Si pasojë, Putini u kërkoi rebelëve që ta shtynin referendumin për një kohë të papërcaktuar, një mënyrë e sjellshme për të thënë “hiqni dorë!”

Ata e shpërfillën kërkesën e tij dhe votuan në masë për shkëputje nga një Ukrainë që po shpërbëhet. Pjesëmarrja ishte më e larte se sa pritej. Mbështjetja për këtë lëvizje ishte pothuajse totale. Siç më tha një burim brenda Kremlinit, ky zhvillim nuk ishte parashikuar nga këshilltarët e Putinit.

Ndoshta këshilltarët e kishin lexuar saktë, por tri zhvillime kanë ndryshuar mendjen e votuesve dhe i kanë shtyrë këta njerëz të qetë drejt barrikadave dhe kutive të votimit:

  1. E para, ishte holokausti i zjarrit në Odesa, ku punëtorët paqësorë dhe demostruesit e paarmatosur u sulmuan paptritmas nga banditët e regjimit (ekuivalentët e Basijve në Iran) dhe i mblodhën ata në një qendër tregtare. Ndërtesës iu vu flaka, dhe  Garda e Zezë pro-regjimit kishte vendosur snajperistë në mënyrë që të godisnin këdo që do të tentonte t’ia mbathte. Rreth pesëdhjetë vetë, kryesisht të moshur, punëtorë rusisht-folës i dogjën të gjallë ose u goditën në përpjekje për të dalë nga dritaret dhe dyert. Kjo ngjarje e kombshme ishte kthyer në një festë dhe gëzim për nacionalistët ukrainas, të cilët i referoheshin bashkatdhetarëve të tyre të djegur, si një “grumbull i skuqur”. Është thënë se kjo është organizuar nga trupat hebreje oligarkiste dhe Njeriu u Fortë Kolomoysky, i cili lakmonte portin e Odesës.
  1. E dyta ishte sulmi i Mariupolit më 9 maj 2014. Kjo përkujtohet si Dita-V në Rusi dhe Ukrainë (ndërkohë që që Perëndimi e përkujton më 8 maj). Regjimi i Kievit ndaloi festimet e çdo dite-V.  Në Mariupoli Garda e Zezë sulmoi qytetin paqësor dhe të paarmarosur, duke djegur rejonin e policisë dhe duke vrarë policët vendor, të cilët kishin refuzuar të shtypnin festimet e marsit. Më pas, Garda e Zezë lëshoi autometjet në rrugë, duke vrarë qytetarët dhe duke shkatërruar pronat e tyre.

Perëndimi nuk bëri zë, Nuland dhe Merkel nuk ishin aspak të tmerruar nga kjo vrasje në masë, siç ishin të frikësuar nga fakti se Yanukovichi mund të kontrollonte turmën. Njerëzit e këtyre dy krahinave i ndien të braktisur; ata e kuptuan se askush nuk po shkonte t’i ndohmonte ata dhe kështu dolën të votojnë.

  1. Zhvillimi i tretë ishte, zgjedhja e çuditshme e travestitit austriak Conchita Wurst nga juria e Eurovizionit si fitues i garës së këngës. Banorët e Novorossias vendosen se nuk duan të jenë pjesë e një Europe të tille.

Në fakt, as vetë europianët nuk e duan këtë: u duk që shumica e shikuesve britanik preferuan dyshen polake, Donatan dhe Cleo, me këngën We are Slavic (Ne jemi sllavë). Donatani është gjysëm rus dhe ka ngjallur polemika në të kaluarën duke nxjerrë në pah cilësitë e pan-sllavizmit dhe arritjet e ushtrisë së kurqe, thotë Independent. Juria politike preferoi të “festonte tolerancën”, paradigmën dominuese të imponuar nga Europa. Ky është travestiti i dytë që e fiton këtë garë politike; i pari ishte këngëtari izraelit Dana International. Një fiksim i tillë me ndërruesit e gjinisë nuk u përtyp lehtë nga rusët dhe/ose ukrainasit.

Rusët i kanë përshtatur pikëpamjet e tyre, por ata nuk e kanë ndërmend të sjellin trupat e tyre në dy zonat e republikave rebele, vetëm në se ndonjë zhvillim dramatik do t’i detyronte ata.

Planet ruse

Imagjinoni: ju jeni veshur për një natë në Broadway, por fqinjët tuaj janë përfshirë në një grindje, dhe juve u duhet të merrni armën dhe të përballeni me këtë në vend që të shkoni në shfaqje, në një darkë, e ndoshta në një takim. Ky ishtë qëndrimi i Putinit në lidhje me krizën në Ukrainë.  Para nja dy muajsh, Rusia kishte bërë një përpjekje të madhe për t’u bërë, e për t’u dukur si një shtet europian i civilizuar i shkallës së parë. Ky ishte mesazhi i lojrave olimpike të Soçit: të ribëhet, e madje të rishpiket Rusia, ashtu siç pati bërë njëherë Pjetri i Madh, si pjesë e Botës së Parë; një vend i madh me tradita të forta europiane, i Leo Tolstoit dhe Maleviçit, i Çajkovskit dhe Diagilevit, toka e arteve, e reformave të guximshme sociale, i arritjeve teknike, i modernes dhe përtej – Rusia e Natasha Rostovas e hipur një një helikopter Sikorsky. Putini shpenzoi 60 miliard dollar për të përhapur këtë imazh.

Dhelpra e vjetër Henry Kissinger me mençuri tha:

Putini shpenzoi 60 milion në lojrat olimpike. Bënë ceremoninë e hapjes dhe të mbylljes duke dashur ta shfaqin Rusinë si një vend normal të zhvilluar. Prandaj, nuk është e mundur që ai në mënyrë vullnetare tre ditë me pas të niste një sulm ndaj Ukrainës. Nuk ka dyshim aspak se ai e donte Ukrainën në një pozicion nënshtrues. Gjatë gjithë kohës, çdo zyrtar i lartë rus që kam takuar, përshirë disidentë si Brodsky, e shihnin Ukrainën,si një trashëgimi ruse. Por, nuk besoj se ai e kishte planifikuar tani.

Megjithatë, skifterët e Uashingtonit vendosën që ta mbanin Rusisë jashtë në të ftohtë.  Ata kishin frikë nga imazhi i një “shteti normal”, pasi Rusia do të bente NATO-n të parëndësishme dhe do të minonte varësinë e Europës ndaj SHB-ve.  Ata ishin të sigurtë se do të mbanin hegjemoninë e tye, të shkatërruar nga përballja në Siri. Ata sulmuan pozitën e Rusisë në Ukrainë dhe kryen një grusht shteti të dhunshëm, duke instaluar një regjim anti-rus të pamëshirshëm, i mbështetur nga tifozët e futbollit dhe neo-nazistët, i paguar nga oligarkistët hebrenjë dhe taksapaguesit amerikënë.  Fitimtarët ndaluan gjuhën ruse dhe u përgatitën të shmangnin marrëveshjet me Rusinë në lidhje me bazën ushtarake në Sevastopilim, Krime, në Detin e Zi. Kjo do të bëhej një bazë e re për NATO-n, duke kontrolluar kështu Detin e Zi dhe duke kërkcënuar Rusinë.

Putinit iu desh të merrej me këtë në mënyrë të shpejtë, dhe kështu bëri, duke pranuar kërkesën e popullit të Krimesë që t’i bashkohej Federatës Ruse. Kjo zgjidhi problemin e bazës, por problem i Ukrainës mbeti.

Ukraina nuk është një entitet i huaj për Rusinë, është gjysma perëndimore e Rusisë. U nda në mënyrë artificiale nga pjesa tjetër në vitin 1991 me shpërbërjen e Bashkimmit Sovietik.  Njerëzit e të dyja anëve janë të lidhur nga familja, kultura dhe lidhjet e gjakur; ekonomitë e tyre janë të lidhura pazgjidhshmërisht.  Ndërkohë që një Ukrainë e pavarur është diçka e mundshme, një Ukrainë armiqësore ndaj Rusisë nuk është e mundshme dhe nuk mund të tolerohet nga asnjë udhëheqës rus.  Kjo për arsye ushtarake dhe kulturore gjithashtu: nëse Stalini do ta kishte nisur luftën e tij kundër Rusisë në kufijtë e saj të tanishëm, do ta kishte marrë Stalingradin në dy ditë dhe do ta kishte shkatërruar Rusinë Brenda një jave.

Një udhëheqës pro-rus më aktiv do të kishte dërguar trupa në Kiev shumë kohë më parë.  Kështu bëri Car Aleksis kur polakëtm kozakët dhe tatarët diskutuan për këtë në shekullin e 17-të. Po kështu bëri Car Pjetri i Madh kur suedezët e pushtuan atë në shekullin e 18-të.  Po kështu bëri Lenini kur gjermanët ngritën protektoratin e Ukrainës (ai e quajti atë krijimi i “paqës së turpshme”). Kështu bëri Stalini kur trupat gjermane pushtuan Ukrainën në vitin 1941.

Putini akoma shpreson të zgjidhë situatën me mjete paqësore, duke shpresuar në mbështetjen popullore të popullit të Ukrainës.  Në fakt, përpara marrjes së Krimesë, shumica e ukrainasve (dhe pothuajse të gjithë banorët e Novorossias) e mbështesinin një lloj bashkimi me Rusinë.  Përndryshe, grushti i shtetit në Kiev nuk do të kishte qënë i nëvojshëm.  Marrja e detyrueshme e Krimesë e minoi rëndë thirrjen ruse. Popullit të Ukrainës nuk i përkqeu kjo gjë.  Kjo u parashikua nga Kremlini, por atyre iu desh ta pranonin Krimenë për disa arsye. Së pari, humbja e bazës detare të Sevastopolit kundrejt NATO-s do të kishte qënë shume e tmerrshme. Së dyti, populli rus nuk do ta kuptonte nëse Putini do të kishte refuzuar kërkesën e popullit të Krimesë.

Skifterët e Uashingtonit akoma shpresojnë ta detyrojnë Putinin të ndërhyjë ushtarakisht, pasi do t’u jepte atyre mundësinë ta izolonin Rusinë, dhe ta shndërronin atë në një shtet përbindësh të shtresës së ulët, duke rritur shpenzimet dhe duke e vënë Europen dhe Rusinë kundër njëra-tjetrës. Atyre nuk u bëhet vonë për Ukrainën apo ukrainasit, por i përdorin ata si pretekst për të arritur qëllime gjeopolitike.

Europianëve do t’u pëlqente ta qethnin Ukrainën; të importonin burrat e saj si punëtorë “illegal” dhe gratë e saj si prostituta, t’ia merrnin asetet dhe ta kolonizonin. Ata e bënë këtë më Moldavinë, motrën e vogël të Ukrainës, republikën ish-Sovjetike më të mjerë. Sa i përket Rusisë, BE-së nuk do t’i vinte keq ta mboshtte. Por, BE-ja nuk është kaq e apasionuar për ta bërë këtë. Këtu sjelljet ndryshojnë.

Putinit do të donte të vazhdonte me modernizimin e Rusisë.  Vendi ka shumë nevojë për këtë.  Infrastruktura është njëzet a tridhjet vjetë prapa Perëndimit.  Të lodhur nga kjo parambetje, të rinjtë rus, shpeshherë preferojnë të emigrojnë në Perëndim, dhe kjo humbje e trurit i shkakton më shumë humbje Rusisë se përfitim Perëndimit.  Edhe Google është rezultat i kësaj humbjeje të trurit, pasi Sergey Brin është një emigrant rus gjithashtu.  Ka me qindra mijëra shkencëtarë dhe artistë rus në laboratorët e Perëndimit, teatrot dhe orkestrat. Liberalizimi politik nuk është i mjaftueshëm: të rinjtë duan rrugë të mira, shkolla të mira dhe një cilësi jetë të krahasueshme me Perëndimin. Kjo është ajo që Putini ka ndërmend të arrijë.

Ai po ia del përsembari. Moska tani ka biçikleta falas dhe wi-fi në parqe si çdo qytet  perëndimor europian. Trenat janë përmirësuar.  Me qinda dhe mijëra apartamente po ndërrohen, madje më shumë se gjatë periudhës sovjetike. Pagat dhe pensionet janë rritur nga shtatë deri në dhjetë për qind në dekadat e kaluara.  Rusia është akoma mbrapa, por ajo është në rrugën e duhur. Putini dëshiron të vazhdojë me modernizimin.

Sa i përket Ukrainës dhe shteteve të tjera ish-sovjetike, Putini do të preferonte që të mbanin pavarësinë e tyre, të jenë miqësorë dhe të punonin në paqë sëbashku drejt integrimit për në Bashkimin Europian. Ai nuk endërron për një perandori të re. Ai do ta refuzonte një propozim të tillë, pasi do të vononte planet e tij për modernizimin e vendit.

Nëse neokonët nuk do ta kishin detyruar atë duke përjashtuar presidentin legjitim dhe duke instaluar marionetat e tyre, bota mund të gëzonte një periudhë të gjatë paqeje. Por, kur aleanca ushtarake perëndimore nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara do të ngelej pezull, industritë ushtarake të SHBA-ve do të dështonin dhe hegjemonia amerikane do të zhdukej. Paqja  nuk është gjë e mirë për ushtrinë amerikane dhe makinerinë mediatike hegjemoniste. Prandaj, ëndrrat për paqe gjatë jetës sonë me siguri do të mbeten thjeshtë ëndrra.

Çfarë do të bëjë Putini?

Putini do të mundohet të shmang dërgimin e trupave sa më gjatë të jetë e mundur. Atij do t’i duhet të mbrojë dy krahinat e ndara, por kjo mund të bëhet me një mbështetje nga larg, ashtu siç i mbështet Amerika rebelët në Siri, pa “çizme në terren”.  Vetëm në rast se ndodh ndonjë gjakderdhje në shkallë të gjërë, trupat ruse do të veprojnë, shkatërruar Gardën e Zezë dhe forcat e tjera pro-regjimit.

Putini do të mundohet të gjëjë një zgjidhje me Perëndimin për të ndarë autoritetin, ndikimin dhe përfshirjen ekonomike në shtetin e dështuar. Kjo mund të behet me anë të federalizimit, apo me anë të ndonjë qeverie koalicioni, apo edhe ndarje. Krahinat rusisht folëse të Novorossias janë ato të Kharkovit (ku ndodhet industria), Nikolayëvit, (ku ndërtohen anije), Odesa (porti), DOnetsku dhe Lugansku (minierat dhe industria), Dnepropetrovsku (raketat dhe teknologjia e lartë), Zaporozhe (çeliku), Kherson (uji për Krimenë dhe ndërtimin e anijeve), të gjitha këto të krijuara, të ndërtuara dhe të banuara nga rusët. Ata mund të ndahen nga Ukraina dhe të formojnë një Novorossia të pavarur, një shtet të mesëm, shumë më të madh se shtetet e tjera fqinje. Ky shtet mund t’i bashkohej Rusisë ose Bjellorusië, ose të mund të kishte një bashkim doganor të drejtuar nga Rusia. Pjesa e mbetur e Ukrainës mund të menaxhohej disi deri sa të vendoste t’i bashkohej shteteve sllave simotra në lindje. Kjo do të prodhonte dy shtete kohezive dhe homogjene.

Një mundësi tjetër (ndoshta jo për momentin) është ndarja në tre pjesë e Ukrainës së dështuar: Novorossia, Ukraina dhe Galicia me Volyn. Në këtë rast, Novorossia do të ishte pro-ruse, Ukraina do të ishte neutral dhe Galicia pro-Perëndimore.

BE-ja mund ta pranonte këtë, me siguri Amerika nuk do të ishte dakord për ndarjen e pushtetit në Ukrainë. Me tërheqjen e luftës do të dalë një nga dy fituesit. Nëse Europa dhe Amerika qëndrojnë larg, Rusia fiton. Nëse Rusia pranon një pozicionim pro-perëndimor, Amerika fiton.  Tërheqja e luftës mund të shkaktojë një luftë të hapur me shumë pjesëmarrës dhe nëjpërdorim të mundshëm të armëve bërthamore. Kjo është një lojë e egër: ai me nervat më të forta dhe me më pak imagjinatë do të mbetet rrugës.

Pro dhe Kundra

Është shumë herët për të parashikuar kush do të fitojë në përballjen e ardhshme. Për presidentin rus është shumë tunduese marrja e të gjithë Ukrainës, ose të paktën të Novorossias., por nuk është një sipërmarrje e lehtë dhe do të shkaktonte shumë armiqësi nga Fuqitë Perëndimore.

Me marrjen e Ukrainës, kompensimi i vitit 1991 do të kompletohej për Rusinë, forca e saj do të dyfishohej, siguria do të rritej dhe do të menjanohej një rrezik i madh.  Rusia do të bëhej madhështore edhe njëherë. Njerëzit do ta hyjnizonin Putinin si Bashkuesi i Tokave Ruse.

Megjithatë, përpjekjet e Rusisë për t’u shfaqur si një shtet progresiv dhe paqedashës do të kishin qënë të kota; do të shihej si një agresor, do të përjashtohej nga organizmat ndërkombëtarë. Do të viheshin sanksione; importet e teknologjisë së lartë do të ndaloheshin, si në kohën e Bashkimit Sovjetik.  Elitat ruse janë të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre të rehatshme. Ushtria ruse vetëm kohët e fundit ka nisur modernizimin e saj dhe nuk është akoma e vendosur të luftojë, ndoshta edhe për nja dhjetë vjet të tjera. Por, nëse ndihen të shqetësuar, nëse NATO-ja lëviz në drejtim të Ukrainës lindore, ata do të luftojnë gjithsesi.

Disa politikanë rus dhe vëzhgues besojnë se rasti i Ukrainës i ngjan një shporte; zgjidhja e problemeve të saj do të kushtojë shumë shtrenjtë. Ky mendim ka shijen e rrushit të papjekur, por është i përhapur. The Saker, një zë interesant, në internet e promovon këtë pikëpamje. “Lereni BE-në dhe SHBA-të të furnizojnë ukrainasit, ata do të khehen te Nëna Rusi kur të ndihen të uritur”, tha ai. Problem ekziston dhe ata nuk do të lejojnë që të rishikohet. Junta nuk e mori pushtetin me dhunë që ta humbas atë në zgjedhje.

Përveç kësaj, Urkaina nuk është në gjendje të keqe siç pretendojnë disa. Po, do të duhen miliarda për t’u bërë si Gjermania apo Franca, por kjo nuk është e nevojshme. Ukraina mund ta arrijë nivelin e zhvillimit të Rusisë shumë shpejt – me një bashkim me Rusinë. Nën KE – FMN – NATO, Ukraina do të bëhet si një kosh, nëse nuk është që tani. E njëjta gjë vlen për të gjitha shtete e ish-Bashkimit Sovjetik në lindje të Europës: ata mund të ecin përpara në mënyrë modeste me Rusinë, si Bjellorusia dhe Finlanda, ose të vuajnë pakësimin e popullsisë, papunësinë, varfërinë me Europën dhe NATO-n dhe kundër Rusisë, si Latvia, Hungaria,, Moldova, Gjergjia. Është në interesin e Ukrainës të bashkohet me Rusinë; ukrainasit e kuptojnë këtë; për këtë arsye atyre nuk do t’u lejohet të kenë zgjedhje demokratike.

Vala në Novorossia ka një potencial për të ndryshuar lojen.  Nëse trupat ruse nuk ndërhyjnë, rebelët e Novorossias mund të mundin ofensiven e Kievit dhe të kalojnë në një kundër-sulm për të rimarrë të gjithë vendin, pavarësisht përpjekjeve paqësore të Putinit. Më pas, në një luftë civile totale, Ukraina do të vendosë për fatin e saj.

Në nivel përsonal, Putini përballet me një zgjedhje të vështirë. Nacionalistët rusë nuk do t’ia falin nëse ai e dorëzon Ukrainën pa luftuar. BE-ja dhe SHBA-të po kërcënojnë jetën e vërtetë të presidentit Putin, pasi sanksionet e tyre po dëmtojnë bashkëpunëtort e ngushtë të Putinit, duke i nxitur ata që ta heqin qafe, apo edhe ta vrasin presidentin dhe t’i forcojnë lidhjet e tyre me Perëndimin e fuqishëm. Lufta mund të nisë në çdo moment, siç ka ardhur dy herë në shekullin e kaluar-  edhe pse Rusia u mundua ta shmangte atë në të dyja rastet. Putini don ta shtyjë atë deri në fund, por jo me çdo kusht.

Nuk është një zgjidhje e lehtë për të. Sa më shumë Rusia tërhiqet, aq më shumë Amerika dyfishon rrezikun dhe bota shkon drejt humbenrës bërthamore. Kush do ta përzejë pulën pra?

http://www.mediaelire.net/lajm/942/kriza-ne-ukraine.-lufta-mund-te-nise-ne-cdo-moment/

Featured Posts
Evan El-Amin  /  Shutterstock.com

Les guerres de genre de H. Clinton

Est-ce que les hommes qui votent pour H. Clinton vont finir en enfer ? Je n'en suis pas sûr. Nous savons ...

Read More

Ryan Rodrick Beiler / Shutterstock.com

Autumn in Palestine

Autumn is beautiful in Palestine: overripe blue-green figs, unpicked pomegranates pecked by birds, heavy grapes turn red. Now is the ...

Read More

If They Are Bombed - They Are Daesh

President Putin is a pirate, no less. In his declaration at the UN, he stole President Bush Jr’s copyrighted 2001 ...

Read More

The Liberation of the Slaves

Donald Trump’s electoral victory unleashed pent-up tectonic energies on the unprecedented scale. The world has been changed, much more than ...

Read More

A Syrian Breakthrough

The Russians and their Syrian allies have cut the main supply line of the rebels to the north of Aleppo, ...

Read More

Leave a Reply

Israel Shamir © 2016 Frontier Theme