Israel Shamir

The Fighting Optimist

PERANDORI OSMANE, TE LUTEM RIKTHEHU!

Në malin Karmel, ndodhet një qytezë e bukur, pakëz më e madhe se një fshat, e quajtur Zikhron Jaakov. Në ditët tona ky vend njihet për verën e mirë dhe restorantet franceze. Por në ditët e Luftës së Parë Botërore kjo qytezë ishte qendra e spiunëve zionistë pro-britanikë, të njohur si NILI. Banorët e qytezës ishin njerëz me potencë në qarqet zioniste, por në të njëjtën kohë ishin edhe qytetarë të Turqisë. Ata komunikonin në mënyrë të vazhdueshme me trupat britanike në Egjipt, të cilëve ju kalonin lajme mbi lëvizjet e turqve, duke kontribuar në mënyrë të ndjeshme në dështimet e perandorisë. Ndërlidhja e spiunëve bëhej nëpërmjet Haim Vaizman-it, i cili si shpërblim për punën e tij, morri nga britanikët deklaratën e Balforit, dhe më pas u bë presidenti i parë i shtetit të Izraelit. NILI adhurohet shumë në ditët tona në Izrael. Adhurimi ndaj tij ka përmasa mitike. Shteti i Izraelit fëmitë e vegjël që shkojnë nëpër shkollave i dërgon vazhdimisht në muzeun dedikuar spiunëve në fjalë, ku ata indoktrinohen me ndjenjën e besnikërisë ndaj çifutërisë dhe kombit çifut. Fëmitë izraelitë mësohen se është detyrë e çdo qytetari hebre që të tradhëtojnë çdo perandori të botës, dhe vetëm për t’i shërbyer kombit të Izraelit.

Hebrejtë kishin një arsye shumë madhore për të tradhëtuar atdheun e tyre, Perandorinë Osmane. Pasi nëse perandoria do të ekzistonte ende sot, Shteti Hebre dhe milionat e palestinezëve që ai mban të izoluar mbrapa mureve të lartë, sëbashku me ata mijëra punëtorë të huaj që jetojnë nëpër geto, nuk do të kishin ekzistuar kurrë. Në të njëjtën mënyrë, edhe sulmet amerikane kundër irakenëve të pambrojtur, dhe ata mijëra njerëz të pafajshëm që janë vrarë në Irak, nuk do të kishin vdekur kurrë, nëse perandoria e fuqishme osmane do të ishte akoma mes nesh.

Megjithatë, nga shkatërrimi i Perandorisë Osmane nuk kanë vuajtur vetëm popujt e Lindjes e Mesme. Në të njëjtën mënyrë, ka vuajtur edhe Ballkani. Pse nëse kjo perandori do të ishte gjallë ende sot, aeroplanët e NATO-s nuk do të kishin patur kurrë kënaqësinë të bombardojnë Beogradin dhe Kosovën. Nga rënia e Perandorisë Osmane sot vuan edhe vetë Greqia, provinca e parë që u nda nga ajo. Pasojat e ndarjes nga Perandoria Osmane shihen edhe sot në Greqi, e cila që pas shfaqes së EURO-s është kthyer në hotelieren e nordikëve të Evropës perëndimore. Në ditët e sotme, grekët kanë shumë arsye që të kujtojnë me nostalgji ditët kur ata formonin elitën e perandorisë, e cila shtrihej nga Aleksandria e deri në Kostandinopojë. Ndërsa turqit, ky komb perandorindërtues, i cili në ditët e Perandorisë, adhurohej dhe i druhej e gjithë Evropa, sot, pas rënies së saj, është kthyer në pjatalarësin më të padëshiruar të rrugëve të Frankfurtit dhe Londrës.

Në ditët e sotme, ne, pasardhësit e bizantinëve dhe osmanëve, na duhet të përballemi me një sfidë të madhe, i cili është projekti kolonizues amerikan. Forca Mamuthe që qëndron sot në kokë të SHBA-ve është duke shfrytëzuar shkatërrimin e perandorive të mëdha kontinentale për të ndërtuar perandorinë e saj, neo-liberale dhe globale. Në këtë perandori, Evropa Perëndimore është kthyer në një “fshat të vjetër” i cili shkon nga Greqia për në Romë, dhe trajtohet si një fëmijë i pafuqishëm që ka nevojë për mëshirë dhe udhëzim. Ndërsa, pjesën e tjetër të botës, mamuthët e perëndimit e shohin si një botë e cila pret të ri-kolonizohet. Por, në vend që ne, popujt e lindjes, të ndjekim një plan të këtillë, i cili fillon që me skemat e bashkimit me Evropën, siç disa udhëheqës turq shpresojnë të bëjnë në ditët tona, duhet të prodhojmë një përgjigje ndaj saj. Dhe përgjigja jonë duhet të jetë rindërtimi i një strukture të re qytetërimore, pasi raca njerëzore, e kërkon sot një gjë të këtillë. Në botën që ne jetojmë, ekzistojnë pesë supershtete apo qytetërime, të cilat nisin që nga SHBA-të, Evropa, Kina, Amerika Latine dhe, më në fund jemi edhe ne, apo komonuelthi i Lindjes. Por si ne, ashtu edhe qytetërimet e tjera të botës, sot kërcënohemi nga kolonizimi i bajlozit amerikan. Dhe solucioni më i mirë që ne kemi për t’u përballur me këtë bajloz sot, është ringjallja e Perandorisë Osmane.

Perandoria Osmane nuk është shkatërruar ngaqë ishte shumë e madhe dhe e shtrirë: pasi në ditët e saja më të arta, ajo ishte më e vogël sesa Brazili apo Rusia. Arsyeja përse Perandoria Osmane ra, ishte moseksperienca e elitave të saj, të cilat ranë pre ndaj helmit të nacionalizmit, i cili u mboll në perandori nga gurutë perëndimorë të ideve. Nacionalizmi, ky bidat evropjan, arriti të vrasi më shumë njerëz në botë sesa Mortaja e Zezë. Dhe për më tepër, ai nuk provoi kurrë që të bëhet alternativë ndaj shkatërrimit të perandorive, ku dhjetra kombe dhe grupe etnike jetonin sëbashku në paqe dhe harmoni. Asnjë nga shtetet që lindën nga Perandoria Osmane nuk kanë arritur të krijojnë shtete të fuqishme. Por në të kundërt, grabitqarët perëndimorë, të cilët nxitën krijimin e tyre më parë, vazhdojnë deri në ditët tona të mbjellin përçarje dhe luftë. Kështu ata nxisin grupet e vogla, siç janë kurdët në Turqi dhe Irak, për të krijuar edhe më shumë përçarje dhe ndarje. Si rrjedhojë, bota e lindjes ku ne jetojmë sot, qëndron ende e ndarë dhe e pambrojtur përballë agresionit të mamuthit të madh perëndimor. Për t’u përballur me sfidën e tij një sërë ideshë të botës së lindjes kanë provuar të dështuara; duke nisur këtu që me pan-arabizmin e Naserit dhe Partisë Ba’ath, islamizmin e Osamës, pan-turqizmin e Zija Gökalpit dhe Halide Edib Adivarit etj.

Për këtë arsye, sot koha ka ardhur që ne, popujt e lindjes, të marrim mësim nga vëllezërit tanë në Komunitetin Evropjan, të cilët kanë arritur të ringjallin sërisht Perandorinë e Sharlemanit, që u shkatërrua njëmijë vite më pare. Por në kundërshtim me perandorinë e tyre, perandoria jonë është ende e gjallë në mendjen e njerëzve tanë, në vendet e lavdisë, kalatë, xhamitë dhe kishat. Perandoria jonë e rilindur, mundet dhe duhet të përfshijë të gjithë tokat e dikurshme bizantine: pasi një e ardhme e begatë e Turqisë, Lindjes së Mesme dhe Ballkanit varet nga lidhjet e saj me Rusinë, Ukrainën dhe republikat turke të Azisë Qendrore.

Edhe pse është e vërtetë se dy trashëgimtarët e lavdisë bizantine, Rusia dhe Perandoria Osmane, kanë luftuar kundër njëra – tjetrës për shekuj me radhe, e njëjta gjë ka ndodhur edhe mes francezëve dhe gjermanëve, trashëgimtarëve të Perandorisë Romane Perëndimore. Dhe ndërsa këta armiq shekullorë sot kanë arritur të bashkohen në perëndim, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me ne, në Lindje.

Gjatë kësaj vere ndërsa udhëtoja nëpër Rusi dhe Ukrainë, unë vura re afërsinë e madhe që ekziston ndërmjet rusëve dhe turqve (apo tatarëve siç ata njihen në Rusi). Çurçilli jo më kot ka thënë në kohën e tij se “nëse një rus gërvishtet pak – kthehet në turk”. Ndërsa historiani i madh rus, Leon Gumilev i cili njihej për tendencat pro lindore, mendonte të kundërtën. Dhe faktet flasin të njëjtën gjë. Shteti rus lindi si pasojë e bashkimit të turqve muslimanë të stepave me sllavët ortodoksë të pyjeve. Gumilevi i cili rrëzoi mitin perëndimor të ‘tiranisë turke’ mendonte drejtë kur Rusinë Moskovite e shihte si pasardhëse të Hordhisë së Artë e cila u themelua nga princat tatarë. Gumilevi mendonte se nëse Rusia do të bashkohej me turqit një ditë, atëherë perëndimi, të cilin ai e shihte si armikun më të madh, nuk do ta mundte dot kurrë.

Shkrimtari dhe udhëheqësi bolshevik, Eduard Limonov, në fundin e jetës së tij, Rusinë e përshkruante si ‘një Turqi me veshje gjermane’. Por edhe në ditët tona, rusët preferojnë të veshin shallvare sipas modës së Anadollit dhe aristokracisë së dikurshme osmane dhe të kuvendojnë si turqit. Ndjenjat pozitive të rusëve ndaj turqve janë shumë më të ndryshme sesa paragjykimet e evropjanëve mbi ta. Këto ndjenja kanë gjetur rrugë edhe në filmin e suksesshëm ‘Manovra Turke’, i cili përshkruan luftën ruso – turke për Plevnën, në të cilin Osman Nuri Pasha portretizohet si një hero i vërtetë, dhe jo si nëpër filmat racistë që Hollivudi ka zakon të prodhojë.

Afërsia ndërmjet turqve dhe sllavëve ka një histori të gjatë. Në Ukrainën veriore, unë kam vizituar Novgorodin, Chernigovin dhe Kievin, kryeqytetet e hershme të principatave ruse. Në këto qytete, princat rusë martoheshin me princesha turke, vajzat e stepës, ndërsa luftëtarët turq themelonin një pjesë të rëndësishme të entourazhit të tyre. Një nga epikat ruse të shekullit të 12të rrëfen sesi princi i Novgorodit, Igori, pasi sulmoi turqit në stepë, u mund nga të fundit. Por mundësi i tij, Koxhak Hani, i dha për grua vajzën e tij, me të cilën Igori u kthye në Novgorod. Rrënjët turke në Rusi shihen deri në ditët tona edhe në një pjesë të madhe të aristokracisë ruse e cila mban ende emra turq. Qofshin këta emra si Nabokovi, autori i Lolitës apo Jusupovi, princi më i pasur rus në oborrin e Nikollës II.

Në një libër të kohëve të fundit, të quajtur ‘Simfonia e Euroazisë’, shkrimtari Shën Petersburgas, Van Zaik, propozon ndërtimin e një historie ndryshe për pjesën e botës ku ne jetojmë. Ideja e Van Zaikut rreh rreth idesë se çfarë do të kishte ndodhur me Hordhinë e Artë, nëse sulltani mendjendritur, Sartak Hani, që ishte mik i Shën Aleksandër Nevskit, të kishte mbijetuar ndaj atentatit që i bënë? Rrjedhoja mund të ishte që turqit dhe rusët do të rronin bashkë si miq. Van Zajku, mendon se rusët do të ishin bashkuar me turqit dhe themelonin një perandori të quajtur ‘Ordus’, e cila do të ishte një miksje ndërmjet fjalës Hordhi dhe Rusi, dhe do të bashkonte hapësirat e mëdha euroaziatike. Ordusi do të ishte një tokë ku modernja do të martohej me traditën dhe fenë; familja njerëzore do të ruhej e paprishur, dhe edhe pse në të do të kishte njerëz të pasur, ata do të ishin shumë më humanë.

‘Puna e përbashkët dhe përmbajtja nga egoizmi’ do të ishte kredoja e Ordusit. Ordusi do të ishte ideali i botës së lindjes, ku xhamitë dhe kishat do të shtriheshin kudo, dhe njerëzit jetonin në paqe. Imazhi i një bote ndryshe është kaq tërheqës mes rusëve, saqë në rrugët e Rusisë unë kam parë disa makina të mbajnë slloganet “Unë dua të jetoj në Ordus”. Dhe meqë ra fjala, Ordusi do të përmblidhte në veten e tij edhe Vilajetin e Jeruzalemit, ku hebrejtë e larguar nga Hitleri do të gjenin strehim (Hitleri jeton edhe në botën e Ordusit). Por në këtë botë, hebrejtë janë më shtypës dhe mizorë, por qytetarë të barabartë me palestinezët.

Megjithatë, një historian tjetër rus, i quajtur Fomenko, ka propozuar një model edhe më heretik të historisë. Sipas tij një perandori si Ordusi i lartëpërmendur ka ekzistuar gjithnjë. Ajo është shtrirë gjithnjë në brigjet e Bosforit, kryeqytetit natyral të Euroazisë. Edhe nëse kjo perandori ka ekzistuar apo jo në të kaluarën, ajo do të jetë patjetër aty në të ardhmen. Në një perandori ideale të këtillë, turqit, sllavët, arabët (dhe fqinjët e tyre më të vegjël), në vend që të luftojnë për të marrë në dorë çelësat e Euroazisë, do të rrojnë të bashkuar me Kostandinopojën, apo Stambollin si kryeqytetin e përbashkët të perandorisë. Kostandinopoja është përgjigja ndaj Brukselit, Nju Jorkut dhe Pekinit. Ndërsa në përpjekjet shekullore për hegjemoni, rusët dhe turqit kanë shkaktuar me mijëra luftëra në Euroazi, në një perandori të përbashkët: rusët do të gëzonin Kostandinopojën, pa dëbuar turqit, ndërsa turqit do të kishin akses në vendburimet e origjinës së tyre, në Krime dhe Tashkent, por edhe në vendet e largëta të Jakutisë, në tokat e turqve pravosllavë, të cilat mund t’i gëzojnë pa luftuar me asnjë rus. Në një botë ideale të këtillë Lindja e Mesme do të ishte e lidhur me Eurazinë siç ka qënë historikisht; pa patur nevojë të marrë urdhëra nga Uashingtoni, Londra apo Brukseli. Dhe mbi të gjitha, Turqia vetë, në vend që të konsiderohet një vend i largët, do të kthehej në pikëtakimin e popujve që vërshojnë nga Bagdadi dhe Kievi, Beogradi dhe Kajro, Vladivostoku dhe Ankaraja.

Në ditët e sfidave të mëdha që ne jetojmë sot, koha ka ardhur që ne popujt e lindjes të çojmë edhe njëherë shqiponjën dykrenare të bizantit, si simbol të unitetit të qytetërimit tonë lindor, si simbol bashkues ndërmjet islamit dhe ortodoksisë. Në një perandori ideale sulltani ynë do të ishte mbajtës i dy kurorave, asaj të kalifit Islam dhe perandorit ortodoks. Por që një gjë e këtillë të arrihet, ne duhet që më parë të varrosim nacionalizmat e vegjël të së kaluarës dhe hapim një faqe të re në historinë tonë dhe të botës ku ne jetojmë. Komonuelthi ynë i rindërtuar, do të jetë pasardhësi i denjë i Romës Lindore – Bizantit, Perandorisë Osmane dhe Ruse. Ai do të kontrollojë burime të pafundme materiale dhe shpirtërore, dhe kthehet në superfuqi botërore, kundrejt Evropës së Bashkuar, SHBA-ve dhe Kinës.

Një komonuelth i këtillë, i bashkuar rreth një ideali, do të ndajë lindjen nga perëndimi, i cili sot vuan nga herezia e makutërisë mamuthe, që është mbjellur në të nga hordhitë amerikane të luftërave botërore. Perëndimi sot vuan nga besimi i tij i verbër në makutërinë, nga dëshirat e marra për suksese personale, dhe e drejta dhe detyra për të grabitur çdo gjë në botë. Ai refuzon të besojë në solidaritetin njerëzor në emër të egoizmit të quajtur ‘liri absolute të njeriut’. Perëndimi me mentalitetin e tij, ka shkatërruar gruan dhe kthyer në një imitim të varfër të burrit. Ka shkatërruar mashkullin duke e bërë të barabartë me gruan. Pasi ka refuzuar Zotin, kishat e tij janë braktisur, qytetet janë përqëndruar rreth qendrave të biznesit, ndërsa qytetet tona qëndrojnë pranë vatrave të dijes, artit dhe adhurimit. Në kundërshtim me perëndimin, lindja ka arritur të ruajë identitetin e saj kristjan, pasi edhe vetë islami është ndjekës i kristjanizmit, edhe pse qëndron aq larg nga ortodoksia nikease sa qëndron edhe kalvinizmi zvicerian nga ajo. Megjithatë e përbashkëta jonë në lindje është refuzimi që ne i bëjmë mamonizmit, pasi ne nuk kemi refuzuar Zotin, pasi ne vëmë shpirtin përmbi materien, pasi ne nuk kemi refuzuar Krishtin si Mesih, pasi ne adhurojmë gruan duke mos refuzuar nënën e tij, shën Mërinë. Lindja jonë dashuron natyrën, pasi ne pëlqejmë burrat që duken burra dhe gratë që duken gra. Pasi ne respektojmë traditën dhe familjen. Por perëndimi i dominuar nga amerikanët, sot, prodhon qytetërime nomade nga shembujt e shoqërive të hapura të individit të margjinalizuar i cili jeton i vetëm dhe shkëputur nga familja e tij. Por ne, në komonuelthin e lindjes shkojmë në drejtim të kundërt. Ne refuzojmë emigrimin dhe inkurajojmë transferimin e kapitalit. Ne mbështesim vendasit, pasi ata e njohin më mirë rëndësinë e vendit të tyre.

Ndërsa perëndimi pronën private e ka të shenjtë, ne e respektojmë atë për sa kohë që ajo mbetet e vogël, ndërsa refuzojmë shkapërderdhjen e saj. Ne punojmë kundër cmirës duke taksuar baronët, konfiskuar pasuritë e tyre dhe dërguar ata për riedukim në fshatrat miqësorë të Anadollit apo Siberisë. Në botën tonë nuk do të ketë privatizime të burimeve, as shitje tokash ndaj të huajve, as dëbime të fshatarëve. Ne botën tonë ne dekurajojmë rritjen e qyteteve dhe inkurajojmë fshatin. Ndërsa perëndimi ndërhyn thellë në jetët private të individit, ne ruajmë lirinë e brendshme të njeriut. Ne jemi miq të mirë me fqinjët tanë, dhe armiq të tmerrshëm me ata që kërkojnë të kundërtën.

Dhe vetëm duke ndërtuar një botë të këtillë fiksionale, ne, do të mundemi të ndërtojmë alternativën e vetme e cila mund të shpëtojë botën nga kolonizimi amerikan, apo ai i fuqive të Evropës apo edhe Kinës.

Featured Posts

If They Are Bombed - They Are Daesh

President Putin is a pirate, no less. In his declaration at the UN, he stole President Bush Jr’s copyrighted 2001 ...

Read More

The Liberation of the Slaves

Donald Trump’s electoral victory unleashed pent-up tectonic energies on the unprecedented scale. The world has been changed, much more than ...

Read More

Evan El-Amin  /  Shutterstock.com

Les guerres de genre de H. Clinton

Est-ce que les hommes qui votent pour H. Clinton vont finir en enfer ? Je n'en suis pas sûr. Nous savons ...

Read More

Ryan Rodrick Beiler / Shutterstock.com

Autumn in Palestine

Autumn is beautiful in Palestine: overripe blue-green figs, unpicked pomegranates pecked by birds, heavy grapes turn red. Now is the ...

Read More

A Syrian Breakthrough

The Russians and their Syrian allies have cut the main supply line of the rebels to the north of Aleppo, ...

Read More

Leave a Reply

Israel Shamir © 2016 Frontier Theme