Israel Shamir

Ideas that will Derail the descent to Barbarity

Sulltani dhe shejtani

Sulltani është i mirë, vetëm vezirët e tij janë të këqinj – ky besim ngushëllonte shumë të mjerë gjatë historisë njerëzore. Duke qenë të mjerë, ndihmohemi me shpresën mashtruese të një përzierje pozitive të Amerikës në Palestinë, e cila do të vinte në vend mitin e SHBA-ve si një sundues të rreptë por të ndershëm.

Prej ditës së Deir Yassinit u bë një ditë pro Deir Yassinit, shpresat nuk avulluan. “Një provë e vërtetë për qeverinë Bush”, shkruajti Robert Fisk në gazetën Indipendent. “S’ka kohë për të humbur”, i erdhi në ndihmë Helena Cobban e Christian Science Monitor. Por vizita e ministrit të jashtëm amerikan nuk krijoi lehtësim për palestinezët, biles as edhe zbutje të sulmit izraelit.

I ndritshmi Norman Finkelstein na përmendi me këto fjalë “Problemi me qeverinë Bush, kështu po na thuhet pa pushim, qenka, se nuk angazhohet sa duhet në Lindjen e Mesme. Një vakum diplomatik, të cilin misioni i Collin Powellit do ta mbushte. Por kush ua hapi izraelitëve dritën jeshile për masakrat e tyre? Kush ia dha shtetit izraelit aeroplanët F-16 dhe helikopterët Apache? Kush vendosi veton e tij ndaj rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi dërgimin e vrojtuesve të dhunës? Dhe kush e bllokoi pikërisht propozimin e përfaqësueses së OKB-së për të drejtat e njeriut, Mary Robinson, për të dërguar një ekip të pastër sqaruesish në territoret palestineze? Po të vihet re ky skenar, atëhere A-ja dhe B-ja fajësohen si vrasës. Faktet vërtetojnë, se A-ja i ka dhënë armë vrasëse B-së. A-ja dha sinjalin jeshil dhe A-ja pengoi vëzhguesit për t’iu përgjigjur klithmave të viktimave. A rrjedh prej kësaj, se A-ja nuk qenka angazhuar mjaftueshëm, apo që A-ja tamam si B-ja ka ngarkuar mbi vete fajin e vrasjes?”

Ai ka të drejtë. Ka ardhur koha t’i përfundojmë ëndërrat me sy hapur mbi sulltanin e mirë. Nëse një bllokadë intelektuale të pengon të dyshosh mbi qëllimet e tua të mira, atëhere mund të mendohet, se ai qenka rob i eunukëve të këqinj, siç ka qenë fati i shumë sundimtarëve. Prej pendimit dhe shqetësimit duhet të kalojmë në aksion. Pas gjithë kësaj vlen, se gjithkush po ankohet mbi politikën amerikane në Lindjen e Mesme, por askush nuk ndërmerr dicka. Por a mundemi ne të bëjmë diçka, ndërkohë që demonstratat dhe protestat nuk po vlejnë gjë?

Përgjigja është po, dhe ajo nuk qëndron as në xhihad dhe as në kryqëzatë. Robert Jenseni (Houston Chronicle) i Universitetit të Texasit shkruan “Sot unë kam ndihmuar, që të vritet një palestinez. Nëse i paguani taxa qeverisë amerikane, atëhere edhe ju e bëni këtë.” Me këtë ai tregon, se paraja e taksapaguesit amerikan shkon për riarmatim dhe vrasje të palestinezëve. Le ta ngushëllojmë Jensenin. Taksapaguesi amerikan është i pafajshëm. Realiteti qëndron më keq neve na paguhet kasaphana prej pesë miliardë njerëzve, të cilët e fitojnë jetesën e tyre jashtë SHBA-ve.

Çdo ditë transferohen në SHBA pesë miliardë dollarë amerikanë, për t’u mundësuar udhëheqësve të këtij vendi madhështor stilin e tyre të zakonshëm të jetesës, e edhe për të vrarë aq palestinezë sa të gjejnë. Një pare e vogël përditë prej kujtdo prej nesh, europian apo afrikan, kinez apo japonez, rus apo arab. Këto shifra marramendëse u publikuan nga një gazetë javore britanike, The Economist.

Këtë ne e bëjmë që prej vitit 1972, kur SHBA-të u dhanë vetes të drejtën për të shtypur aq dollarë sa të mundeshin, ndërsa ne iu varëm iluzionit, se ‘greenbacks’at, një copë e vogël letre, qenkan kundërvlera e punës dhe e të mirave tona materiale të kësaj bote.

Në të vërtetë, dollari nuk zotëron asnjë lloj garancie. Ai është një çek, që lëshohet nga një shpërdorues dhe që bën për t’i vënë kornizë dhe për ta varur në mur. Duke u nisur nga fakti, se ata mund të harxhojnë po aq dollarë sa edhe u nevojiten, nuk është për t’u habitur, se egziston një superfuqi, kurse gjithë të tjerët janë borxhli. Nuk është e fshehtë i guximshmi Fidel Castro e thotë këtë në çdo konferencë dhe siguron kështu armiqsinë e përjetshme të SHBA-ve.

Magjistarët financiarë të SHBA-ve, Greenspani dhe të tjerë, luajnë me ne rrengën e besueshmërisë, e cila quhet ‘piramidë’. Lojëra të tilla u luajtën në shumë vende, sidomos në Shqipëri dhe Rusi, nga mashtrues vendas. Normalisht këto përfundojnë me një shembje katastrofale. Ky mashtrim ndryshon nga madhësia e tij. Ai është global. Por është e njejta piramidë. Nëntëdhjetë ërqind e të gjitha transaksioneve, shkruan Noam Chomsky, janë spekulluese. Piramida mbështetet nga një lavazh masiv propagandistik truri, i cili do të nxisë konsumin dhe ekspansionin. Njerëzit normalë në SHBA dhe aleatët e tyre nuk nxjerrin nga kjo ndonjë kënaqësi në Angli, varfëria tek fëmijët u rrit trefish pas marrjes së qeverisë nga Margaret Thatcher. Në SHBA, miliona fëmijë janë të pastrehë.

Amerikanët, britanikët dhe gjermanët janë borxhlinj masivë, siç janë edhe vendet e Botës së Tretë. Dollari amerikan zëvendësoi me sukses arin, pasi ai ofronte përqindje tërheqse. Kjo përqindje iu bë kurth njerëzisë. Ajo ishte shkak për barrën e borxheve, për shtetet dhe njerëzit e varfër, dhe ajo krijoi zhvillimin e mehtë të globalizimit. Jo më kot u përgjigj Sam Bronfmani, kontrabandist alkoholi gjatë kohës së Prohibicionit, themelues i dinastisë së fuqishme Bronfman dhe babai i kryetarit të ‘World Jewish Congress’, kur u pyet për shpikjen më të rëndësishme njerëzore pa hezituar me ‘përqindjen’. (Haaretz, 20.11.98, Musaf f.36)

Kjo ishte rënia e dytë e njeriut. Adami u tundua nga molla, kurse ne prej përqindjeve të vendosura të dollarit, pasqyrimit modern të kamatës së dalë mode. Në ditët e vjetra, kisha ‘antisemitike’ e dënonte kamatën si një veprimtari ekskluzivisht çifute, por tashmë kamata u qëndron të tërëve në dispozicion. Gjithkush është me fjalët e figurës Milo Minderbinder në librin ‘Catch 22’ të Joseph Heller, një partner. Akoma ekziston kjo dilemë. Ju nuk mundeni thjesht të merrni fitimet tuaja dhe t’ia mbathni, për t’u gëzuar me to. Ju duhet të qëndroni në lojë.

Dollari amerikan nuk është më ‘pare’, ai është, si edhe liçenca e Microsoftit apo patenta e një ndërmarrjeje farmaceutike, një liçencë. Nëse SHBA-të duan, ato mund t’i ngrijnë depozitat e një shteti rebel. Depozitat e Iranit u ngrinë, e edhe ato të Libisë dhe të Irakut. Sigurisht që edhe Arabia Saudite do të vuajë të njejtin fat në atë moment kur do të kundërshtojë politikën amerikane. Ja një gjëegjëzë për Bilbo Beutlin (personazh i librit dhe filmit ‘Lord of the Rings’) ç’është një gjë e mbivlersuar, e pasigurt, e gjelbërt dhe që dëshirohet marrëzisht nga budallenjtë.

Në ditët e fundit të luftës në Azinë Juglindore po udhëtoja sëbashku me një grup gazetarësh të tjerë, aventurierësh, fshatarësh vendas, derrash dhe pulash me një gjel të vjetër mbi Mekong në drejtim të kundërt të rrjedhës. Varka ndalohej rregullisht, kontrollohej dhe taksohej nga grupet ndërluftuese, por ngadalë po merrte udhën e saj nga kryeqyteti i vjetër mbretëror Luang Prabang për në Vientiane. E kaluam natën në një fole të përgjumur prej njëzetë kasollesh dhe tre elefantësh. U futa në një dyqan kinez. Përpara meje ishte një guerrilas i errët e i zymtë i Pathet Laos me sandalet e tij ‘Ho Çi Min’ prej gome makine dhe automatikun e tij AK në shpinë, i cili përfundoi pazarin e tij dhe pagoi me pare të çuditshme. E njoha figurën shumëngjyrëshe ajo ishte paraja e Pathet Laos. Kur kish ikur ushtari, nxorra disa nga kartmonedhat e Pathet Laos, të cilat m’i kishin dhënë si kusur në barkë dhe i kërkova dyqanxhiut një paketë cigare. Kinezi nuk luajti prej vendit. ” Por une ju pashë, që ju e pranuat këtë pare”, protestova une. Ai u përgjigj me fjalët e urta të Lao-Cusë “Vetëm prej njerëzve me armë.”

Dollari amerikan akoma pranohet nga bashkësia botërore prej frikës, prandaj edhe mund të vazhdojë të rritet buxheti ushtarak amerikan çdo vit. Prandaj edhe u quajtën mbretëritë hermetike Kore e Veriut, Iran dhe Irak si aksi i djallit ata nuk pranojnë dollarë. Por frika është një këshilltar i keq. Shembjen e sistemit piramidal perpara. Edhe Lufta e Tretë botërore mund vetëm ta ngadalësojë këtë proces.

Kujdesi i pastër dhe interesi vetjak i sqaruar i ka shtyrë sunduesit e urtë, që të lëvizin drejt hapsirave jasht sferës së dollarit. Vendet europiane nisën euron, jeni japonez është në rritje. Por përpjekja e tyre për ta zëvendësuar letrën me letër me përqindje të pandryshuar detyrimisht mbetet e mangët.

Në një propozim revolucionar, kryeministri malaizian, Dr. Mahathir, ka paraqitur kthimin drejt arit dhe argjendit, e thënë më saktë, idenë e ‘Dinarit të artë Islam’, i cili ka për qëllim të bëhet rezervë botërore pa përqindje. Ideja e tij e madhe e shkrirjes së dollarit dhe të krediteve mund të krahasohet me reformat e Solonit, të urtit legjendar të Athinës, i cili mënjanoi borxhet, mposhti oligarkinë dhe u dha përsëri njerëzve tokën dhe lirinë. Nëse do të vihet në jetë, kjo mund të jetë fundi i vuajtjeve të palestinezëve dhe të Botës së Tretë në përgjithsi. Dollari amerikan do të binte po aq shpejt si më 1929 dhe bashk me të edhe mbështetja amerikane për Izraelin dhe borxhet tuaja.

Kjo nuk duhet parë si sulm kundër Amerikës. Amerikanët e thjeshtë do të mund të rimerrnin përsëri shtëpitë e tyre prej kthetrave të bankave, pasi do të zhdukeshin hipotekat. Barra e borxheve do të binte nga kurrizi i njerëzve. Është e saktë George Sorosit dhe Mark Richit do t’u duhej që së bashku me shumë mbështetës të apasionuar të Izraelit, të luteshin për ndihmë në zyrat e ndihmës sociale. Por kjo nuk është ndonjë fatkeqsi duke qenë se do t’u duhej ta meritonin rrogën e tyre, ata do të ishin mëse të zënë, për të shkaktuar fatkeqsi.

Kjo është përgjigja e pyetjes, se si mund t’i ndihmojmë palestinezët. Thajuni udhëheqësve të vendeve tuaja të veprojnë drejt dhe të tërheqin kapitalin prej bankave amerikane dhe prej dollarit amerikan. Do të ishte më dobiprurëse sesa xhihadi ose kryqëzata, më njerëzor dhe më përfundimtar sesa atentatet vetvrasëse.

Mua më pëlqen ideja e Dr. Mahathirit. Dinari i artë do të hapte një botë krejt të re, një botë pa përqindje, një botë pa kamatë, e cila do të ndihmonte që të pajtonte përsëri shoqërinë. Marksi do të kënaqej me ironinë e historisë që marshimi drejt Palestinës do të ndalohet me anë të refuzimit të partneritetit me kamatën, e cila dominohet nga dollari.

Mendimet fetare nuk mund të ndahen prej veprimeve tona praktike. ‘Dinari Islam’ do ta plotësonte sistemin bankar dhe vlerat e tij. Sot ai do të quhet ‘Sistem bankar Islam’, por ai u praktikua prej Venedikut tejet katolik përpara daljes në pah të kamatës. Në këtë pikë nuk ka ndryshim ndërmjet Dar el-Islamit dhe Krishtërimit. Deri para marrëzisë fatale të Johann Calvinit, Kisha e ndalonte kamatën, kurse reformatori i madh fetar, Profeti Muhamed, e përforcoi këtë ndalesë. (Kurani 2, 275-280)

E drejta çifute ua ndalonte çifutëve të merrnin kamatë nga ‘vëllezrit’ e tyre (çifutëve të tjerë), por e kërkonte këtë tek ‘të huajt’ (joçifutët). Shën Ambrosi i kuptoi rrjedhojat e këtij parimi, kur shkruajti “Kërko kamatë prej atij, të cilin dëshiron ta dëmtosh. Kërko kamatë prej atij, të cilin nuk është krim ta vrasësh. Kur ka të drejtë për luftë, ka edhe të drejtë për kamatë.” (Ky citat m’u vu në dispozicion nga David Pidcock.)

Prandaj edhe paqja do të kthehet në Palestinë, kur çifutët të pranojnë parimin e lartë të Thomas Akuinit, se “s’ka të huaj” dhe t’i shohin palestinezët si vëllezrit e tyre. Ose, për të folur me fjalët e Hoseas, “Thoni për vëllezrit tuaj ‘populli im’ dhe për motrat tuaja ‘ato, të cilat i dua.’ (Hosea 2; 1)

Featured Posts

The Liberation of the Slaves

Donald Trump’s electoral victory unleashed pent-up tectonic energies on the unprecedented scale. The world has been changed, much more than ...

Read More

Ryan Rodrick Beiler / Shutterstock.com

Autumn in Palestine

Autumn is beautiful in Palestine: overripe blue-green figs, unpicked pomegranates pecked by birds, heavy grapes turn red. Now is the ...

Read More

Evan El-Amin  /  Shutterstock.com

Clinton's Gender Wars

Will the men voting for Mrs Clinton end up in Hell? I am not sure. We know that women who ...

Read More

If They Are Bombed - They Are Daesh

President Putin is a pirate, no less. In his declaration at the UN, he stole President Bush Jr’s copyrighted 2001 ...

Read More

Evan El-Amin  /  Shutterstock.com

Les guerres de genre de H. Clinton

Est-ce que les hommes qui votent pour H. Clinton vont finir en enfer ? Je n'en suis pas sûr. Nous savons ...

Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Israel Shamir © 2016 Frontier Theme